Lajme
Një person i moshës 29-vjeçare vdes nga koronavirusi
Demokracia
15:10 | 25 Janar 2021
Ilustrim

Share:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 viktima nga koronavirusi.

Ka arritur në 1 mijë e 466 numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë, kjo pasi që sipas Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 10 viktima, shkruan Dmeokracia.com.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se viktimat janë nga Lipjani, Skenderaj, Dragashi, Fushë Kosova, Peja, Prizreni, Malisheva e Suhareka.

Sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së, viktima më e re është regjistruar në Lipjan dhe bëhet fjalë për një person të moshës 29-vjeçare, por që nuk dihet nëse është femër apo mashkull.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Lipjan 2 raste (29, 76 vjeç), Skenderaj 2 raste (78, 61 vjeç), Dragash 1 rast (82 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Demokracia.com/

Të ngjashme