Lajme
Një person i lënduar në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”
Demokracia
09:24 | 07 Shkurt 2023

Share:

Një person është lënduar si pasojë e aksidentit mes dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova” në mëngjesin e së martës.

Personi është dërguar për tretman mjekësor. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Me datën 07.02.2023 rreth orës 07:20 në Autostraden I.Rugova saktësisht në Hyrje-Dalje në fshatin Trudë, ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me tabela vendore. Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve të aksidenteve në Njësinë për Kontrollin e Autostradave”,bëri të ditur Kelani.

Demokracia.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes:

Të ngjashme