Lajme
Një person i dërgon në bankë 1,000 euro të falsifikuara, policia në kërkim të tij
Demokracia
09:27 | 01 Tetor 2022
Ilustrim

Share:

Një person ka dorëzuar në një bankë private në Pejë dy kartëmonedha me vlerë nga 500 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Në raportin 24-orësh thuhet se policinë se ka pranuar nga një klient dy kartëmonedha në vlerë nga 500 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

“FALSIFIKIM I PARASË/Rr. Mbretëresha Teutë. Pejë 29.09.2022 – 14:30. Ankuesja kosovare, zyrtare në një bankë private, ka njoftuar policinë se ka pranuar nga një klient dy kartëmonedha në vlerë nga 500 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Sipas policisë kartëmonedhat janë sekuestruar ndërsa i dyshuari është në kërkim./Demokracia.com/

Të ngjashme