Lajme
Një person i dehur tenton ta rrëmbejë një grua në Prishtinë
Demokracia
09:53 | 23 Mars 2022

Share:

Një person është arrestuar të martën rreth orës 03:00 në rrugën “Ismet Hoti” në Prishtinë, pasi që i njëjti ka tentuar ta rrëmbejë ngë grua.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se i dyshuari ishte qenë nën ndikim të alkoolit.

Në vendin e ngjarjes, i dyshuari kishte hedhur një thikë dhe 0.2 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

Sipas Policisë, i dyshuari me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme