Lajme
Një person goditet nga treni në Klinë
Demokracia
09:31 | 01 Qershor 2023

Share:

Një person është goditur nga treni mëngjesin e së enjtes.

Ngjarja ka ndodhur në Klinë, rreth orës 06:10.

Kështu tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Gashi tha se personi në fjalë sipas mjekëve ka pësuar lëndime të rënda.

“Është dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, tha Gashi.

Klankosova.tv mëson se personi i cili është goditur nga treni është i moshuar.

Të ngjashme