Lajme
Një person dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës, policia jep detaje
Demokracia
17:15 | 05 Prill 2021

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Sipas policisë një person i vdekur është dërguar në spital nga vëllai dhe djali i tij dhe sipas mjekut viktima ka arritur në spital pa shenja jete dhe ka pasur një lëndim ne kokë, shkruan Demokracia.com.

“Datë 05.04.2021 në Spitalin Rajonal Gjakovë është njoftuar Stacioni policor -Gjakovë se një person i vdekur është dërguar nga vëllai dhe djali i tij. Patrulla iu ka përgjigjur rastit. Sipas mjekut viktima ka arritur në spital pa shenja jete dhe ka një lëndim ne kokë. Dëshmitaret – familjaret e viktimës kanë deklaruar se të njëjtin e kanë gjetur të shtrirë në oborr poshtë ballkonit të katit të parë nga dhoma e fjetjes (në lartësi rreth 3 metra). Në vendngjarje (shtëpinë e viktimës) kanë dal patrullat policore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas familjarëve nuk ka pasur telashe me askënd dhe nuk kanë dyshime në dikë.

“Është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër të tij rreth orës 11:20 trupi i pajetë është tërhequr nga mjekësia ligjore për tu dërguar ne obduksion. Viktima e moshës 1971 nga fshati Lipovec”, thuhet më tej në njoftim./Demorkacia.com/

Të ngjashme