Lajme
Një person dërgohet në mbajtje për posedimin e një brisku dhe disa petardëve, e tjetri u lirua për armën me 8 fishekë
Demokracia
10:46 | 14 Mars 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka njoftuar për dy raste të cilësuara si “armëmbajtje pa leje”, njëra në Prishtinë e tjetra në Podujevë.

Në Podujevë te një person është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë dhe i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Por, në Prishtinë, një person me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje pasi i është gjetur dhe sekuestruar një brisk dhe disa petarde.

Njoftimi i plotë i policisë:

Podujevë 13.03.2023-00:33. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull kosovar i është  gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me  tetë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë 13.03.2023 – 08:40. Në një objekt është arrestuar  i dyshuari mashkull kosovar për arsye se gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një brisk dhe disa petarde. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar të mbajtje.

Të ngjashme