Lajme
Një person bie nga një repart QKUK-së, Policia jep detaje
Demokracia
11:06 | 15 Janar 2023
Arkiv

Share:

Një person ka rënë nga objekti i një reparti të Qendrës Klinik Universitare të Kosovës (QKUK), mëngjesin e sotëm.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në QKUK në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë (repart i spitalit) dhe i njëjti  ka pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti.

Ajo tha më tej se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, përfundoi ajo./Demokracia.com

Të ngjashme