Spanja e ka nisur dhe e ka mbyllur me skandale ndeshjen me Kosovën në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Spanja e Kosova u përballën mbrëmë në Sevilja por ndeshja mbeti nën hije pasi ajo u ngjyros me motive politike të nisura nga vetë qeveria spanjolle.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “La Cartuja”, teksa jashtë tij u vu një parullë skandaloze. “Katalonia është Spanjë, Kosova është Serbi” – thuhej në atë parullë, e cila u vendos në rrugën ku duhej të kalonte autobusi me futbollistët dhe stafin e Kosovës
Pavarësisht pretendimeve të tyre dhe faktit që Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet, mbrëmë “Dardanët” u paraqiten me himn dhe simbole shtetërore. /Demokracia.com