Lajme
Një orë pritje për të kaluar kufirin në Merdare
Demokracia
14:32 | 29 Gusht 2021
Foto Ilustrim

Share:

Pikë kalimi kufitar në Merdarë po vazhdon të mbetet me fluksin më të madh edhe sot.

Në përditësimin e fundit të bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme, shihet se pritjet më të mëdha janë regjistruar në pikën kufitare në Merdarë, përcjell Demokracia.com.

Pritja për të hyrë nga kjo pikë kalimi janë 10 minuta, ndërsa për të dalë deri në 60 minuta, derisa kolonat në dalje janë deri në 300 metra.

Pritje të gjata janë regjistruar edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë ku për të dalë po pritet 35 minuta kurse për të hyrë 05 deri në 10 minuta. Kolona në dalje të kësaj pike kufitare është 150 metra, shkruan Demokracia.com.

Kurse pritjet janë shënuar edhe në pikën kufitare në Jarinje ku për të hyrë nga kjo pikë kalimi pritjet shkojnë nga 15 deri në 20 minuta, ndërsa për të dale deri në 45 minuta. Kolona për të dal është 150 metra.

Kolona për të dal nga Kosova ka edhe  në Vërmicë deri në 100 metra./Demokracia.com/

Të ngjashme