Kanë mbetur një orë deri në fillimin e ndeshjes kualifikuese ndërmjet Greqisë dhe Kosovës.
Ndeshja e sontme e Grupit B do të zhvillohet në stadiumin “Toumba” në Athinë, me Greqinë si nikoqire të “Dardanëve”.
Por, në këtë sfidë pritet të ketë numër tejet të vogël të pranishmëve në shkallët e stadiumit.
Interesimi është i zbehtë nga tifozët vendas, raporton Demokracia.com nga vendi i ngjarjes.
Kjo ndoshta për faktin se dyja kombëtaret nuk kanë gjasa për kualifikim në mesin e kombëtareve më të mira në botë.
“Dardanët” sonte do ta zhvillojnë ndeshjen e fundit në udhëtim kundër Greqisë.
Kosova, ka vetëm katër pikë pas shtatë ndeshjeve dhe e mbyll renditjen në grupin B. /Demokracia.com