Sport
Një orë lojë në “Fadil Vokrri”, Kosova vazhdon të jetë në disavantazh ndaj Jordanisë
Demokracia
19:17 | 10 Nëntor 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Jordanisë janë duke u përballur aktualisht në një ndeshje miqësore.

Kanë kaluar plot 60 minuta lojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa mysafirët vazhdojnë të jenë në avantazh 0-1 kundër “Dardanëve”, raporton Demokracia.com.

Golin e vetëm mysafirët nga Jordania e realizuan në pjesën e parë, gjegjësisht në minutën e 18-të.

Faisal është autor i golit të vetëm deri më tani në kryeqytet.

Të përzgjedhurit e trajnerit të përkohshëm, Primoz Gliha po tregojnë lojë më të mirë duke krijuar raste të mira, por që nuk arritën ende ta mposhtin portierin kundërshtar.

Vedat Muriqi në fillim të pjesës së dytë goditi shtyllën me kokë pas harkimit të Rashicës. /Demokracia.com

Të ngjashme