Sport
Një nga skuadrat më të trofeshme në futbollin kosovar bie edhe nga Liga e Parë
Demokracia
20:19 | 07 Maj 2022

Share:

Besa e Pejës po kalon momentet më të vështira pothuaj që nga themelimi i saj.

Tri herë kampioni i Kosovës në futboll dhe tri herë fitues i Kupës, sot ka humbur edhe zyrtarisht statusin e skuadrës në Ligën e Parë, gjë e cila tashmë e qon në humnerë këtë skuadër më traditë, shkruan Demokracia.com.

Besa që dikur nxirrte talentet më të mëdhenj të futbollit nga edicioni i ri do të luajë në Ligën e Dytë dhe kjo është një humbje e madhe për futbollin pejanë.

Besa që bënte gara në Ligën e Parë –Grupi A, pas 26 xhirove, ka grumbulluar vetëm 26 pikë.

Pejanët pas luftës nga viti 2004 deri në vitin 2007 kishin dominuar në futbollin e Kosovës, duke e fituar titullin e kampionit tri herë radhazi.

Besa e Pejës e ka fituar Kupën e Kosovës tri herë. /Demokracia.com

Të ngjashme