Sport
Një nga lojtarët kryesor të Man United: Faleminderit Ronaldos për gjithçka, jemi të trishtuar që ai nuk është pjesë e jona
Demokracia
10:02 | 29 Dhjetor 2022

Share:

Manchester United ka shënuar dy fitore në vazhdim të sezonit pas Botërorit. Pas rezultatit 2:0 ndaj Burnleyt në Kupën e Ligës, dje “Djajtë e Kuq” mposhtën 3:0 Nottingham Forest në xhiron e 17-të të Premierligës.

Me atë fitore, United siguroi vendin e 5-të në tabelë me 29 pikë, 11 më pak se Arsenali i vendit të parë dhe atmosfera e mirë në klub bëri që të gjithë brenda dhe përreth klubit të harrojnë paksa Cristiano Ronaldon, yllin portugez që shkëputi kontratën për shkak të deklaratave të tij.

Megjithatë, Christian Eriksen nuk e harroi portugezin, i cili foli me respekt për Cristiano Ronaldon, përcjell Demokracia.com.

“Së pari më duhet të them se sa të trishtuar jemi të gjithë që Cristiano Ronaldo nuk është më pjesë e klubit, trashëgimia e tij në këtë klub është diçka e veçantë. Jam shumë i lumtur që kam pasur mundësinë të luaj me të në karrierën time”, tha Eriksen.

Megjithatë, kur danezi flet për situatën aktuale në Manchester United, fakti që të gjithë në dhomat e zhveshjes janë të lehtësuar se nuk ka më pengesa, ndihet qartë mes rreshtave.

“Tani jemi në një situatë të mirë. Fillimi i sezonit ishte shumë ndryshe dhe më i vështirë për ne. Në disa ndeshje kemi bërë shumë gabime, por mendoj se jemi bashkuar që atëherë dhe po ndërtojmë ekipin e duhur. Mund ta ndiejmë atë në grup, ne mendojmë se sistemi po funksionon, dhe kjo është diçka në të cilën duhet të besoni dhe mendoj se po e bëjmë këtë. Atmosfera është e mirë, shumë lojtarë janë kthyer nga Kupa e Botës dhe janë në formë në skuadër dhe fitorja e ndeshjeve padyshim ndihmon”, përfundoi Eriksen./Demokracia.com/

Të ngjashme