Lajme
Një muaj paraburgim për xhaxhain që dyshohet se dhunoi mbesën e tij të mitur
Demokracia
11:24 | 26 Tetor 2022

Share:

Një femër e mitur u raportua të jetë dhunuar në fshatin Vrellë të Komunës së Istogut.

I dyshuar për dhunimin e saj është axha 39 vjeçar.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka bërë të ditur për lajmi.net se seanca e procedurës paraprake në këtë rast është mbajtur dje.

Me këtë rast, gjyqtari ka aprovuar kërkesën e Prokurorit të Shtetit që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

“Seanca e procedurës paraprake është mbajtur dje. Gjyqtari ka aprovuar kërkesën e Prokurorit të Shtetit që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, tha ai.

Ndryshe jo zyrtarisht ishte raportuar se i dyshuari dhunoi vajzën e vëllait, mbesën e tij 14 vjeçare.

Gjatë këtij viti në Kosovë pati raportime të shumta në lidhje me dhunimet seksuale.

Të ngjashme