Gjykata Themelore në Prizren, departamenti për të mitur ka caktuar një muaj paraburgim për të miturin që sulmoi babain dhe policin në Prizren.
Gjykata nëpërmjet një komunikate tregon se H.L më 13 shkurt ka ushtuar dhunë ndaj prindërve të tij duke kërcënuar verbalisht e më pas edhe duke e sulmuar babanë e tij. I njëjti kishte ndërmarrë veprim për ta djegur edhe objektin kolektiv ku banon me familje.
I mitur në po të njëjtën ditë kishte rezistuar edhe ndaj zyrtarëve policor, ku edhe sulmoi policin.
“Me datë 13 shkurt, ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij, fillimisht duke i kanosur verbalisht, e më pas edhe e ka sulmuar babanë e tij, dhe më pas ka ndërmarrë veprime për ta djegur edhe objektin kolektiv ku i njëjti banon me familje, gjithashtu i mituri ditën kritike ka rezistuar edhe zyrtarëve Policor ashtu që duke i sulmuar njërit i shkakton edhe lëndime trupore dhe në vazhdimësi ka shfaqur agresivitet ndaj zyrtarëve policor dhe ndaj babait të tij”, thuhet në komunikatën për media të gjykatës.
Gjyqtari i procedurës – Fidan Hoxha, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të miturit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ashtu që kjo masë të miturit do ti llogaritet prej datës 13.02.2021 deri me datën 14.03.2021.
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të miturit H.L., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Gjykata duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale,, dhe nga karakteristikat personale të të miturit i cili ka vepruar nën ndikim të narkotikëve, dhe nga sjellja e mëparshme e tij i cili është i regjistruar edhe si kryerës i shumë veprave penale, përfshirë edhe raste të dhunës në familje dhe disa vepra tjera kryesisht të kësaj natyre, Gjykata konsideron se nëse i mituri lihet në liri është e mundshme të përsëritet edhe ndonjë vepër penale me pasoja më të rënda, andaj janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit, shkruan KP.
Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi.