Lajme
Një muaj paraburgim për shoferin që dyshohet se shkaktoi aksidentin në Kroaci
Demokracia
09:54 | 27 Korrik 2021

Share:

Gjykjata e Qarkut në Slavonski Bord, ka vendosur sot në mëngjes që shoferit të autobusit të linjës Frankfurt – Prishtinë, që dyshohet se shkaktoi aksidentin ku vdiqën 10 persona e u lënduan mbi 45, t’i caktohet masa e paraburgimit prej një muajsh, ka njoftuar Index.hr.

Atij i është caktuar një avokat, sipas detyrës zyrtare, dhe ai është mbrojtur në heshtje, u ka thënë gazetarëve, zëvendës-Prokurori i Shtetit për qarkun në Sllavonski Brod, Franjo Kopuniq.

“Nuk e morëm mbrojtjen e tij. Do të merret një vendim mbi hetimin. Pas kësaj do të propozohet paraburgimi, mbi të cilën do të vendoset nesër”, tha ai.

Pasi është marrë në pyetje në Zyrën e Prokurorit, ai është kthyer në mbajtje.

Ndërkaq, mbi 20 pacientë, të lënduar nga aksidenti me autobus në Kroaci, janë të gatshëm të lëshohen të hënën nga spitali. Ndërsa, njëri nga pacientët është në gjendje kritike.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Sllavonski Brod, Josip Samarxhiq tha se “dy pacientë me rrezik për jetën janë ende në njësitë e kujdesit intensiv dhe gjendja e tyre po monitorohet nga afër dhe i nënshtrohet metodave të kujdesit intensiv”.

“Dje, në orët e paradites, shtatë operacione u kryen te të lënduarit e aksidentit të djeshëm të trafikut, ndërsa gjatë ditës, 20-25 pacientë do të lirohen për trajtim në shtëpi “, tha Samarxhiq.

Të dielën, dhjetë veta me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe mbi dyzet u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.

Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.

Në pansionin, që ka pranuar udhëtarët që nuk kanë qenë të lënduar nga aksidenti, janë 15 persona.

Autoritetet kroate thanë të hënën se identiteti i tetë viktimave nga aksidenti me autobus në Kroaci tashmë është konfirmuar kurse për dy të tjerë po vazhdon procesi i identifikimit, sipas policisë në Kroaci./Demokracia.com/

Të ngjashme