Lajme
Një muaj paraburgim për pesë të akuzuarit për terrorizëm
Demokracia
17:49 | 16 Maj 2023

Share:

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë u ka caktuar nga një muaj paraburgim pesë të akuzuarve për terrorizëm.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte kërkuar caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.B, L.B, B.V, A.S dhe A.H për shkak të veprave penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, raporton Reporteri.net.

“Gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.B, L.B, B.V, A.S dhe A.H e ka aprovuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin. Paraburgimi iu është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1, pika 1.1 si dhe 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Të ngjashme