Lajme
Një muaj paraburgim për kosovarin që luftoi në Siri, shkruajnë edhe mediat ndërkombëtare
Demokracia
17:03 | 30 Maj 2022

Share:

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vendosur  për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Y.B i dyshuar për shkak të veprës penale rekrutimi për terrorizëm, nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar, apo etnik, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist dhe shtytja për kryerjen e veprave terroriste.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër  të pandehurit Y.B  e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

I pandehuri Y.B dyshohet se ka marr pjesë në luftën në Siri, duke luftuar në kuadër të organizatave Terroriste “Abal al – Nustra dhe “Dawala Islamya” (ISIS) me çka i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale të lartcekura.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ky lajm ka marrë vëmendjen e mediave më të njohura ndërkombëtare, të cilat kanë shkruar për këtë.

Një gjykatë e Kosovës vendosi të hënën ta vazhdojë mbajtjen e një shqiptari që dyshohet se iu bashkua një grupi ekstremist në Siri. Gjykata e Prishtinës vendosi në favor të kërkesës së prokurorit për ta lënë të dyshuarin në paraburgim për një muaj. Në një deklaratë thuhet se personi, i identifikuar vetëm si H.S., u largua nga Kosova në nëntor 2015 “për t’iu bashkuar organizatës terroriste ISIS”, përcjell gazeta e njohur amerikane, Washington Post një artikull të agjencisë ndërkombëtare të lajmeve me bazë në SHBA, Associated Press.

Ai akuzohet për anëtarësim dhe pjesëmarrje në një ushtri apo polici të huaj, apo njësi paraushtarake, gjë që është e dënueshme deri në 15 vjet burg.

Deklarata nuk e bën të qartë nëse H.S. ishte një nga disa shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë që u riatdhesuan herët të dielën nga Siria.

Katër gra dhe nëntë fëmijë shqiptarë, të gjithë të lidhur me shqiptarë që iu bashkuan grupeve ekstremiste islamike që luftonin në Siri dhe Irak, u riatdhesuan të dielën, duke arritur në aeroportin e Prishtinës Adem Jashari. Atyre iu bashkuan edhe qytetarë kosovarë që “largoheshin nga kampet e ferrit”, thanë ministritë e brendshme shqiptare dhe kosovare, pa e bërë të ditur numrin.

Dhjetëra qytetarë të Kosovës ende mbeten në Siri, shumica prej tyre të veja të ish-luftëtarëve, sipas autoriteteve.

Në dy vitet e fundit Kosova ka riatdhesuar së paku 121 qytetarë të saj, kryesisht gra dhe fëmijë, nga Siria. Shumë nga të rriturit janë akuzuar për vepra të lidhura me terrorizmin dhe janë duke vuajtur dënime me burg.

Më shumë se 400 persona nga Kosova mendohet se u janë bashkuar grupeve ekstremiste në Siri dhe Irak, sipas një vlerësimi të Ministrisë së Brendshme të Kosovës.

Kosova ka riatdhesuar dy shtetas të saj nga kampet në Siri, përmes një operacioni të përbashkët me Shqipërinë. Ky operacion është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria tha se ka riatdhesuar 13 shtetas të saj.

Të ngjashme