Lajme
Një muaj paraburgim për ish-pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq
Demokracia
17:20 | 12 Dhjetor 2022

Share:

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj ish-zyrtarit të policisë Dejan Pantiq për kryerje të veprës terroriste.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.P. e ka aprovuar si të bazuar.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.P për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Kryerja e veprës terroriste nga neni 129 paragrafi 1 lidhur me nenin 128 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Të ngjashme