Lajme
Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për sulm ndaj policëve në Gjakovë, njërit ia thyen gishtin
Demokracia
17:22 | 12 Gusht 2024

Share:

Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurve Gj.P. dhe P.I. për sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe pengim të tyre në kryerje të detyrës.

Sipas kërkesës së prokurorisë, të dyshuarit fillimisht kishin sulmuar një zyrtar policor, që kishte vërejtur se njëri nga të dyshuarit kishte dëmtuar pasqyrën e një motoçiklete të parkuar.

Prokuroria ka thënë se në momentin kur polici tentoi t’i ndalte ata, të dyshuarit e kapën për fytin dhe e përplasën përtokë dhe gjatë tërë kohës tentuan t’ia marrin armën zyrtare nga brezi. Si pasojë zyrtarit policor iu thye gishti i dorës.“me datë 10.08.2024 rreth orës 23:20 min, në Gjakovë në afërsi të lokalit “B.Z.”, natën kritike përderisa i dëmtuari kishte vërejtur se një person kishte dëmtuar një pasqyrë të motoçikletës që ishte e parkuar tek lokali i lartcekur, i njëjti i’u benë me dije që të ndalën, e me pas i’u prezantohet se është polic, me ç ‘rast të njëjti fillimisht i drejtohen me fjalët “kush je ti me na ndal” e me pas që të dy të pandehurit e kapin për fyti të dëmtuarin e shtynë duke e përplasur për toke, e tërë kohën mundon që t’ia marrin armën zyrtare nga brezi, ku si pasojë e këtyre veprimet të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime të rënda trupore, thyerje të gishtit të dorës, të cilat janë përshkruar në raportin mjekësor të lëshuar nga Spitali rajonal “Isa Grezda” Gjakovë. Të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje me përdorimin e forcës tentojnë të pengojnë personat zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtar dhe atë zyrtarët policor/të dëmtuarit E.G., A.H. dhe E.P., në atë mënyrë që derisa të dëmtuarit ishin në detyrë zyrtare, përkatësisht pas pranimit të informatës nga baza lidhur me rastin e lartcekur, pasi të njëjtit i përgjigjen rastit dhe të pandehurve u bëhet me dije se janë të arrestuar të njëjtit refuzojnë dhe vazhdojnë duke rezistuar- pengojnë arrestimin e tyre.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Gjakovës.

Të ngjashme