Lajme
Një muaj paraburgim për 16 të arrestuarit për fajde në Pejë
Demokracia
22:38 | 23 Shkurt 2022

Share:

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për caktim të paraburgimit prej 30 ditësh për 16 të arrestuarit për fajde.

“Ndaj të pandehurve Kismet Krasniqi, Isa Camaj, Sokol Dembogaj, Besnik Mehmetaj, Driton Podrimçaku, Fadil Zhabollaj, Tafil Alimusaj, Astrit Grabovci, Petrit Kastrati, Valon Kastrati, Alush Bajraktaraj, Labinot Elshani, Shaip Mehmetaj, Orhan Lukaj, Sylë Jusaj, Astrit Kastrati, caktohet masa e paraburgimit, e cila mund të zgjasë nga data 22.02.2022 nga ora 08:30 e gjer më 22.03.2022”, thuhet në vendim.

Sipas Prokurorisë, të arrestuarit akuzohen për dhënie të parave me fajde, presion, shtytje, kanosje dhe vepra të ngjashme që lidhen me këtë vepër penale.

Të ngjashme