Lajme
Një muaj paraburgim ndaj serbit që dyshohet për krime lufte në Kosovë
Demokracia
15:33 | 29 Qershor 2024

Share:

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për serbin me inicialet, S.L që dyshohet se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile” gjatë luftës në Kosovë.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.L për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer vepren penale Krime të luftës kundër popullësisë civile. Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.L dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Gjykata ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse i pandehuri S.L lihet në liri, “i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes së tij dhe në këtë mënyrë mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale”.

Të ngjashme