Sport
Një mrekulli i fut në Champions, Xhaka shpërthen ndaj Arsenalit
Demokracia
09:54 | 17 Maj 2022

Share:

Arsenali e djallosi objektivin Champions, me dy humbjet e fundit përballë Totenhemit dhe Newcastle, me skuadrën e drejtuar nga Arteta që renditet në vendin e 5-të dhe duhet që ekipi i Contest të humbasë përballë Norwichit të vendit të fundit dhe vetë të fitojë përballë Evertonit.

Pas asaj humbje të turpshme me shifrat 2-0 kundër Newcastle, ishte mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, i cili nuk u përmbajt dhe shpërtheu kundër ekipit të tij, duke i kritikuar në maksimum.

“Performanca jonë nuk ishte e mjaftueshme për në Ligën e Kampionëve. Madje nuk ishte e mjaftueshme as për Ligën e Europës. Ne na duhen lojtarë me b*le për të luajtur ndeshje të tilla”, ishin fjalët e mesfushorit 29-vjeçar. /Demokracia.om

Të ngjashme