Kuriozitete
Një mrekulli e arkitekturës, Dubai prezanton hotelin e ri “Jenga”
Demokracia
08:59 | 31 Tetor 2022

Share:

Është konsideruar një revolucion i vërtetë në botën e resorteve dhe hotelerisë.

“Atlantis The Royal” ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës, ndërsa do të hapet ditën e sotme në Dubai.

Resorti është ndërtuar me një stil të veçantë arkitekturor, që i ngjan lojës së famshme Jenga dhe ka 6 kulla.

Në total, hoteli ka 795 dhoma, secila me pishinë personale dhe çmimet fillojnë nga 850$ nata.

Në majën e resortit gjendet edhe një pishinë 265 metra, ndërsa në krah të barit, një akuarium i mbushur peshq.

Dhomat janë të pajisura me teknologjinë e fundit, ndaj klientët do të jenë në gjendje që të kontrollojnë vetë çdo gjë, duke nisur nga ndriçimi, termostati i dushit, televizori apo çdo pajisje tjetër përmes telefonave të tyre celularë.

Atlantis the Royal do të hapet sot dhe pritet të kthehet shumë shpejt në destinacionin ikonik të argëtimit dhe jetës së natës në Dubai.

Të ngjashme