ShowBiz
Një milion klikime për duetin e Don Xhonit dhe Era Istrefit akoma pa u bërë 24 orë
Demokracia
22:38 | 30 Shtator 2022

Share:

Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë bashkuar forcat me një projekt të ri muzikor për herë të parë.

Dyshja e famshme e estradës të enjten në mesnatë sollën këngën e re “Hala”, të shoqëruar edhe me videoklip.

Ky bashkëpunim i tyre u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe pati reagime pozitive të shumta.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo këngë akoma pa u bërë 24 orë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në YouTube.

Suksesin e ka shpërndarë në rrjete sociale edhe artisti nga Drenica, ku thekson se në kohë reale u mblodhën 1.4 milion.

Foto: Screenshot/Instagram

“1 milion + e në kohë reale 1.4 milion +. Boki nuk ka koment”, theksoi ai.

Reperi gjatë këtij viti ka korrë suksese të mëdha edhe me projektet paraprake e po ashtu edhe me koncertet që ka mbajtur përreth trojeve shqiptare.

Të ngjashme