Barcelona dhe Interi i dhanë fund një prej ndeshjeve më të mira në historinë e fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve të martën në mbrëmje.
Pasi dy ndeshjet përfunduan me rezultatin identik 3-3, Interi arriti të shënonte një tjetër gol në kohën shtesë dhe të kalonte në finale.
Gjyqtari polak Szymon Marciniak ishte gjithashtu në qendër të vëmendjes pas ndeshjes, shkaku i disa episodeve.
Mediat katalanase na kujtojnë se marrëdhënia e tij me Real Madridin është “miqësore”, dhe ato gjithashtu publikuan një video në të cilën ai mban një çantë me logon e klubit mbretëror në dhomën e zhveshjes.
Barca, Bayern, Atletico fans, let us start a petition against Marciniak. We all got robbed by him within a year because he works for Real Madrid. It would be nice if someone started some sort of petition, I‘ll be the first to sign it. pic.twitter.com/dFDkB0HFYu
— – (@MusialaEra) May 7, 2025
Marciniak anuloi një penallti të sulmuesit të Atletico Madridit, Julian Alvarez, në favor të Real Madridit në raundin e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve të këtij viti.
Media spanjolle Mundo Deportivo, si dhe trajneri dhe lojtarët e Barcelonës, pretendojnë se Marciniak vendosi në favor të Interit.
“Sa herë që kishte një situatë të diskutueshme, polaku dhe asistentët e tij të VAR-it vendosnin në favor të Interit. Marciniak, i cili ka një të kaluar miqësore me Real Madridin, dëmtonte Barcën me asistentët e tij”, shkruan Mundo Deportivo.
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, tha pas ndeshjes se Marciniak i peshoi çdo vendim të diskutueshëm në favor të Interit, dhe lojtarët e Barcelonës, Inigo Martinez dhe Pedri, u pajtuan me të.
Por asgjë nuk do të ndryshojë. Interi do të luajë finalen e Ligës së Kampionëve në Mynih më 31 maj.