Lajme
Një menaxher në KEK shantazhohet përmes email-it, ankohet në Polici
Demokracia
13:47 | 10 Shtator 2022
Ilustrim

Share:

Menaxheri i Institutit INKOS në Korporatën Energjetike të Kosovës ka raportuar në Polici se nga një adresë anonime i ka ardhur një e-mail me përmbajtje shantazhi për të dhe menaxhmentin e KEK-ut.

Policia e Kosovës përmes raporti 24 orësh ka bërë të ditur se për këtë rast është njoftuar njësia e Krimeve Kibernetike.

“SHANTAZH/TC Kosova A, Obiliq 09.09.2022 – 12:24. Ankuesi mashkull kosovar menaxher i institutit INKOS në KEK ka njoftuar se nga një adresë anonime i ka ardhur një emali me përmbajtje shantazhi për ankuesin dhe menaxhmentin e KEK-ut. Lidhur me rastin përveç njësive të hetuesisë është njoftuar edhe njësia e Krimeve Kibernetike”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka njoftuar më tej se nuk raportohet për të arrestuar.

Të ngjashme