Sport
Një meç boksi që mahniti të gjithë, boksieri 180 kg bie në tokë me një goditje
Demokracia
21:27 | 24 Dhjetor 2021

Share:

Kompania ruse e arteve marciale shpesh dinë të organizojnë luftime mjaft të pabesueshme.

Pak ditë më parë u organizua një ndeshje mes Denis Vildanov 178 kilogramë i quajtur Big Daddy dhe Max Sherbakov, 70 kilogramë më të lehtë.

Vitin e kaluar Vildanov festoi fitoren me nokaut në raundin e parë dhe është interesante se në atë kohë peshonte 200 kilogramë, mund të duket e pabesueshme por e vërtetë, transmeton Demokracia.com.

Një vit më vonë, Wildanov humbi peshë, por ai është ende i madh. Megjithatë, pesha dhe madhësia e tij nuk e ndihmuan atë këtë herë pasi Big Daddy përfundoi në dyshme në një nokaut pas një grushti.

Kundërshtari e nisi me guxim luftën, e goditi dy herë në trup, e më pas me goditjen e parë në kokë e dërgoi në dysheme, kështu që rusi gjigant nuk u ngrit më.

Shikoni videon e ndeshjes që zgjati vetëm 15 sekonda dhe që është dëshmi se të jesh një gjigant i madh në ring nuk do të thotë absolutisht asgjë. /Demokracia.com

https://youtu.be/n4tw3A0Y1B0

Të ngjashme