Sport
Një luftëtar i MMA nokauton gjyqtarin, e godet aksidentalisht me këmbë
Demokracia
16:50 | 15 Mars 2022

Share:

Ndeshja në MMA mes Luis Gonzales (Meksikë) dhe Luis Byrne (Republika e Irlandës) si pjesë e gjysmëfinaleve të “IMMAF Super Cup 2022” tërhoqi papritur vëmendjen e publikut për shkak të asaj që i ndodhi gjyqtarit Scott Manhart.

Rasti i Manhart tregoi edhe një herë se nuk është e lehtë të jesh gjyqtar në ring, duke qenë se në vend të një luftëtari, ai u nokautua dhe ra në dysheme, përcjell Demokracia.com.

Ka qenë Gonzales ai që ka goditur me shkelm në kokë gjyqtarin aksidentalisht.

Ajo që është interesante është se meksikani as nuk ka ardhur për të parë nëse gjithçka është në rregull dhe disa thonë se gjithçka iu kthye duke humbur ndeshjen.

Mëposhtë mund ta shihni momentin./Demokracia.com/

Të ngjashme