Sport
Një lojtar si Modriq, Courtois iu përgjigj pozitivisht kërkesës së kroatit dhe priti penalltinë e Celtic
Demokracia
14:34 | 03 Nëntor 2022

Share:

Luka Modriq shënoi gol nga penalltia për 1:0 në ndeshjen e xhiros së fundit, të gjashtë të fazës së grupeve të Champions League kundër Celtic, të cilën Reali e fitoi në fund me rezultat 5:1.

Përveç golit Modriq luajti një rol të madh në penalltinë e radhës.

Në momentin kur u akordua një penallti për Celticun dhe Modriq i tregoi portierit të Realit, Thibaut Courtois se ku do të gjuante përfaqësuesi kroat, Josip Juranoviq.

Me sa duket, Modricit i ka kujtuar nga stërvitja e kombëtares kroate se në cilën anë ekzekuton më shpesh penalltitë Juranovic. Courtois iu bind kapitenit dhe priti gjuajtjen e tij.

Të ngjashme