ShowBiz
Një lajm i keq për adhuruesit e serialit ‘Bridgerton’
Demokracia
14:10 | 03 Prill 2021

Share:

Simon Bassett, personazhi i luajtur nga Regé-Jean Page, ylli i serisë nga Netflix “Bridgerton”, nuk do të kthehet për sezonin e dytë të shfaqjes, njoftuan të premten Netflix dhe Shondaland, kompania e prodhimit të Shonda Rhimes.

Lajmi u dha, në mënyrë të përshtatshme, me anë të një lajmërimi nga Lady Whistledown, rrëfyesja misterioze e shfaqjes dhe nganjëherë nxitëse e skandalit, transmeton Demokracia.com

“Lexuesit më të dashur, ndërsa të gjithë sytë drejtohen drejt kërkimit të Lord Anthony Bridgerton për të gjetur një Viskonte, ne i themi Regé-Jean Page, i cili luajti në mënyrë të shkëlqyer rolin e Dukës së Hastings”, thuhej në një letër të postuar nga llogaria në Twitter e shfaqjes. “Do të na mungojë prania e Simon në ekran, por ai do të jetë gjithmonë një pjesë e familjes Bridgerton. “/Demokracia.com

Të ngjashme