Lajme
“Një krijesë engjëllore që nuk e lanë as të rritej”, Hamza shkruan për shtatoren e Leotrimit
Demokracia
19:31 | 18 Qershor 2024

Share:

Kandidati i Partisë Demokratike të Koosvës për kryeministër, Bedri Hamza ka shkruar në lidhje me zbulimin e shtatorës së Leotrim Ahmetit, i cili u vra nga regjimi i Millosheviqit.

Ai ka thënë se historia e Leotrimit, një krijese engjëllore që nuk e lanë as të rritej, është prej historive më të dhimbshme të luftës.

“Histori të ngjashme kanë edhe mijëra familje në Kosovë!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Leotrimi më ka thirrur: “Oj nanë, këqyre, se edhe unë kam diçka në bark. Jam sëmurë nga barku!”. Kur i hoqa rrobat, e kam parë që ju kishte shqyer barku. I kishin dalë zorrët. Ia vura xhemperin të ia mbuloja, por më tha: “Mos, nanë, mos më prek, se kam shumë dhimbje!”.

Ky është rrëfimi i nënës së Leotrimit, Shukrie Ahmetit.

Janë fjalë që e prekin thellë në shpirt çdo njeri, por që e tregojnë edhe mizorinë e forcave serbe, të cilat egërsisht ia morën jetën një 7-vjeçari.

Historia e Leotrimit, një krijese engjëllore që nuk e lanë as të rritej, është prej historive më të dhimbshme të luftës. Histori të ngjashme kanë edhe mijëra familje në Kosovë!

Në Ditën e Çlirimit të Skenderajt, ai u përjetësua në bronz, jo shumë larg shtatores së Adem Jasharit.

Urime Dita e Çlirimit, Skenderaj!

Lavdi të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve që dhanë jetën për lirinë tonë!

Të ngjashme