Lajme
Një kalimtare rasti dhe një person tjetër mbesin të plagosur në ‘Rrugën B’
Demokracia
23:24 | 17 Shkurt 2021

Share:

Një kalimtare e rastit dhe një person tjetër ka mbetur e plagosur nga një incident me armë që ka ndodhur në “Rrugën B”, në Prishtinë.

Në orët e mbrëmjes së sotme në “Rrugën B” në Prishtinë ka pasur shkëmbim zjarri në mes të Policisë së Kosovës dhe disa personave, ku për pasojë një kalimtare e rastit dhe një person tjetër kanë mbetur të plagosur.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka bërë të ditur se deri te ky incident ka ardhur si pasojë ku persona të panjohur janë gjuajtur me armë mes vete, e më pas edhe Policia e Kosovës është detyruar që të përdor armë.

“Ju njoftojmë se rreth orës 22:07 në “Rrugën B” në Prishtinë, ka pasur gjuajtje me armë. Sipas informatave të para persona të panjohur janë përfshirë në një rast ku janë përdorur armë. Patrulla policore ka ndërhyrë dhe në situatën e krijuar është detyruar të përdorë armët”, ka treguar Krasniqi për Demokracia.com.

Ai ka thënë se të plagosurit janë dërguar për në QKUK.

“Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit një person është i plagosur në këmbë të cilit i është ofruar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar për në QKUK. Sipas informatave të para dyshohet edhe për një kalimtare të rastit të plagosur, po ashtu në këmbë dhe e cila për momentin gjendet në emergjencë”, ka thënë Krasniqi. /Demorkacia.com/

Të ngjashme