Lajme
Një javë nga skandali i shpëlarjes së parave dhe biznesit me serbët nga miku i Albin Kurtit, Martin Berishaj
Demokracia
19:19 | 29 Prill 2022

Share:

Sot është dita e tetë që nga publikimi i skandalit financiar në mediat sllovene, ku u përfshi ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Martin Berishaj, përkundër që janë bërë një javë nga publikimi i skandalit financiar, po vazhdon ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Kroaci, shkruan Demokracia.com.

Drejtuesit e institucioneve të Kosovës, u bënë avokatë të Berishajt dhe nuk e tërhoqën atë nga misioni diplomatik në Kroaci.

Për mikun e madh të kryeministrit Albin Kurti, mediat sllovene raportuan të enjten e kaluar se ishte implikuar në një skandal të madh financiar, ku i përfshirë ishte edhe Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë, fitues i zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën të dielën në Slloveni.

Berishaj tashmë është i dyshuar për tri vepra penale, përkatësisht për fshehje të pasurisë, për invazion fiskal dhe për shpëlarje parash, në tri shtete të ndryshme të rajonit. Në emër të konsulencës, Berishaj kishte marrë vazhdimisht pagesa të majme në kompaninë e tij në Mal të Zi nga GEN-I, dega në Serbi.

Ambasadori i Kosovës po dyshohet se i kishte bartur 600 mijë euro CASH nga Mali i Zi deri të politikani slloven, Robert Golob. Një pjesë të këtyre parave, siç faktohet në një televizion në Slloveni, Berishaj i kishte marrë si pagesa mujore nga GEN-I, dega në Beograd.

Ambasadori i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat me një status të shkurtër në rrjetet sociale, duke pretenduar se kjo fushatë kundër tij po bëhet për shkak të fushatës elektorale në Slloveni.

Berishaj njihet si mik shumë i afërt i kryeministrit Albin Kurti. Ai ka qenë ndër të parët që kishte shkuar për të festuar në selinë e LVV-së, pas fitores në zgjedhjet e vitit të kaluar me një shishe shampanjë.

Një raport i tillë me Kurtin dhe eksponentët tjerë të LVV-së i ishte shpërblyer pa humbur kohë, pasi që Berishaj u emërua ambasador në Kroaci.

Mirëpo, edhe pse skandali i Berishajt ishte top temë për një javë në mediat kosovare dhe ato ballkanike, ambasadori mbetet i paprekur nga Kurti dhe Osmani.

Pos dyshimeve për përzierje e ‘dallavere’ me kompaninë GEN-I me bazë në Serbi, ambasadorit Berishaj i dolën edhe ‘një mijë të zeza’ tjera.

Doli se Martin Berishaj, sekseri i energjisë, kishte edhe dy kompani të tjera në Kosovë të cilat nuk i kishte deklaruar fare në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

DOKUMENTE| Martin Berishaj fshehu në AKK kompaninë në Mal të Zi ku i barti 600 mijë euro

Demokracia.com ka zbuluar se ai e kishte shfrytëzuar pozitën e ambasadorit për t’u njohur edhe me kompani të tjera të energjisë.

EKSKLUZIVE| Berishaj “sekser” special për energji, Gërvallës i raportoi për disa takime (Dokument)

Për veprimtarinë si “sekser” ishte e njoftuar madje edhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz. /Demokracia.com/

Të ngjashme