ShowBiz
Një incizim nga një DJ i panjohur thyen rekordet duke u shitur për 30.000 funta
Demokracia
16:24 | 05 Shkurt 2021

Share:

Një incizim nga një DJ i panjohur britanik, ka arritur të thejë rekordin duke u shitur 30,000 £ në faqen e internetit të koleksionistëve të muzikës Discogs.

Një kopje e Scaramanga Silk’s Choose Your Weapon iu shit një ofertuesi anonim për 41,095 $ (30,079 £), transmeton Demokracia.com

Single 12 inç, i publikuar në 2008, tani ka tejkaluar rekordin që mbante një kopje të rrallë të Black Album të Prince, i cili kapi 27,500 dollarë në 2018,  si shitja më e madhe e kësaj faqe.

Një shtyp i hershëm i The Beatles ‘Love Me Do’, në të cilin emri i Paul McCartney është shkruar gabimisht, zë vendin e tretë pasi ishte shitur për 15,410 dollarë (11,279 £) një vit më parë.

Scaramanga Silk, i cili citon si inspirime  Aphex Twin dhe The Prodigy, thotë se ai kurrë nuk do ta vinte veten në një nivel me Fab Four ose Purple One.

Të thuhet e vërteta, ai mendoi se shitja ishte një shaka kur dëgjoi për herë të parë lajmin.

“Dikush nga Discogs më dërgoi mesazh javën e kaluar, duke më informuar se ata kishin bërë këtë shitje, dhe unë mendova që është shaka e ndonjë prej shokëve të mi”, shpjegon ai.

“Por pastaj unë e kam shikuar atë dhe kam folur me ta dhe ata ishin të befasuar si unë!

“Jam ende i shtangur,jam ende duke u përpjekur ta bind veten që është e vërtetë ajo që ka ndodhur”./Demokracia.com

 

Të ngjashme