Lajme
Një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë
Demokracia
15:06 | 30 Korrik 2021

Share:

Një i vdekur dhe 70 raste të reja me COVID-19 në vend.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve janë kryer 2 mijë e 941 testime nga të cilat, 70 kanë rezultuar poztive më COVID-19, përcjell Demokracia.com

Kjo ministri ka njoftuar se nga fillimi i vaksinimit e deri më tani, janë dhënë 413 mijë e 78 doza të vaksinës anti-COVID.

Njoftimi i MSH-së:

30 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.832 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 413.078 doza të vaksinës.

Deri më sot 137.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.941 testime, 70 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.641.

Në total numri i rasteve aktive është 366.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Të ngjashme