Lajme
Një i vdekur nga COVID-19 dhe 9 raste të reja
Demokracia
14:54 | 07 Korrik 2021
Foto Ilustrim

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24-orëve nga 1 mijë e 575 testime kanë rezultuar pozitiv 9 persona, dhe ka vdekur një person.

Në njoftimin ne MSH-së thuhet se gjatë kësaj periudhe nga COVID-19, janë shëruar 8 qytetarë, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.251 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 236.035 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 57.994 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.575 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.405.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 152. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2025