Një person ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme, si pasojë e një aksidenti në rrugën “Avdullah Tahiri”, në Gjilan.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor, njofton policia në raportin 24 orësh.
“Rr. Avdullah Tahiri, Gjilan 26.05.2021-11:25. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurës ka pësuar një mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion në Prishtinë”, thuhet në raport. /Demokracia.com/