Lajme
Një i vdekur dhe mbi 600 raste të reja me koronavirus
Demokracia
11:50 | 07 Gusht 2022

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin ditor rreth situatës me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në vendin tonë ka ndërruar jetë një person si pasojë e infektimit me COVID-19, përderisa nga 1 mijë e 765 testime të bëra, 618 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 apo 35.01 për qind, shkruan Demokracia.com.

Po ashtu MSH-ja ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 1 mijë e 331 persona, përderisa numri i rasteve aktive është 7 mijë e 988. /Demokracia.com/

Të ngjashme