Lajme
Një i vdekur dhe 69 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri
Demokracia
18:46 | 26 Mars 2022

Share:

Një person ka vdekur, ndërsa 69 raste të reja të infektimit me Coronavirus janë konfirmuar të shtunën në Shqipëri.

Numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në:

Tiranë me 36 raste, 6 në Sarandë, 5 në Berat, 3 në Përmet, nga 2 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Kavajë, Durrës, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kukës, Has, Kurbin, Kamëz, Vorë, Fier, Mallakastër, Korçë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 34 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269 mijë e 399 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht, në nivel vendi janë 497 raste aktive.

Të ngjashme