Lajme
Një i vdekur dhe 37 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Demokracia
14:58 | 10 Mars 2022

Share:

Një person e ka humbur jetë si pasojë e infektimit me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, raporton Demokracia.com.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 37 raste të reja me virusin COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Ndërsa, janë shëruar 55 qytetarë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222 mijë e 831.

Kurse, raste aktive në Kosovë janë gjithsejtë 812 raste

Të ngjashme