Lajme
Një i vdekur dhe 36 raste të reja me COVID-19
Demokracia
16:06 | 02 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se një person ka vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 1.252 testime, 36 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

2 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ️Në 24 orët e fundit janë dhënë 297 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ️Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.649 doza të vaksinës.

ℹ️Deri më sot 820.655 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ️Deri më sot janë dhënë 100.210 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

ℹ️Nga 1.252 testime, 36 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ️Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

ℹ️Sot janë shëruar 41 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.827.

ℹ️Në total numri i rasteve aktive është 570. /Demokracia.com/

Të ngjashme