Lajme
Një i vdekur dhe 32 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Demokracia
15:03 | 08 Mars 2022

Share:

Një person e ka humbur jetë si pasojë e infektimit me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, raporton Demokracia.com.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 32 raste të reja me virusin COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Ndërsa, janë shëruar 188 qytetarë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222 mijë e 696.

Kurse, raste aktive në Kosovë janë gjithsejtë 864 raste.

Të ngjashme