Lajme
Një i vdekur dhe 221 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Demokracia
14:56 | 04 Gusht 2021

Share:

Një pacient ka vdekur dhe 221 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë. 

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 3 mijë e 160 testime të kryera, 221 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Ky është numri me i madh i rasteve i shënuar në muajt e fundit.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve janë shëruar edhe 21 pacientë nga ky virus. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme