Lajme
Një i vdekur dhe 1,480 infektime të reja me koronavirus në Shqipëri
Demokracia
18:42 | 20 Korrik 2022

Share:

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka humbur jetën nga COVID-19 një 74-vjeç nga Tirana. Gjatë këtij harku kohor janë regjistruar 1480 raste të reja nga 3014 testime të kryera.

Rastet e reja janë shënuar  603 në Tiranë, 106 në Durrës, 68 në Shkodër, 58 në Vlorë, 54 në Fier, 49 në Elbasan, nga 39 qytetarë në Kamëz, Berat, 33 në Sarandë, 30 në Korçë, 28 ne Lezhë, 27 në Krujë, 26 në Lushnje, 20 në Divjakë, 19 në Gramsh, nga 18 qytetarë në Himarë, Tepelenë, Dimar, 16 në Vorë, nga 15 qytetarë në Kurbin, Kavajë, 14 në Mallakastër, nga 13 qytetarë në Roskovec, Gjirokastër, Dimal, nga 12 qytetarë në Patos, Maliq, 11 në Skrapar, 9 në Dibër, nga 8 qytetarë në Mat, Peqin, nga 7 qytetarë në Kukës, Selenicë, nga 5 qytetarë në Fushë Arrëz, Mirditë, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Shijak, Pogradec, Poliçan, nga 3 qytetarë në Tropojë, Bulqizë, Delvinë, Kolonjë, Librazhd, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Pukë, Has, Konispol, Përmet, nga 1 qytetar në Finiq, Libohovë, Cerrik.

Janë 9,519 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë. Janë shëruar 1106 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 287,018 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 1480

Të shëruar në 24 orë 1106

Të shtruar në spitale 29

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 3014

Testime totale 1,892,165

Raste pozitive 300,058

Raste të shëruara 287,018

Raste Aktive 9,519

Humbje jete 3,521

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,530

Durrës 746

Fier 715

Vlorë 494

Shkodër 427

Berat 381

Elbasan 252

Lezhë 252

Gjirokastër 230

Korçë 203

Dibër 117

Kukës 72

Të ngjashme
Lajme • 31 Maj 2024