Lajme
Një i plagosur me armë zjarri në Skenderaj
Demokracia
23:10 | 31 Maj 2023

Share:

Një person është plagosur sot në Skenderaj me armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se i dyshuari tashmë është arrestuar.

Ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 20:30, Policia në Skenderaj ka pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit, viktima është dërguar në tretman mjekësor. Lidhur me rastin policia ka arrestuar të dyshuarin si dhe ka sekuestruar një armë pistoletë. Hetuesit policor po vijojnë hetimet e mëtejme”, tha Zahiti.

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024