Lajme
​Një i burgosur ikë nga burgu në Smrekonicë
Demokracia
21:20 | 01 Dhjetor 2022

Share:

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se i dënuari, A. H sot është larguar nga Qendra Korrektuese Smrekonicës.

Sipas një njoftimi, mungesa e tij është vërejtur në ora 19:00, gjatë numërimit të të burgosurve.

“Për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia. A. H po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese Smrekonicë, ishte i dënuar me tre vite për veprat penale, vjedhje e rëndë dhe vjedhje. Qendra Korrektuese Smrekonicë është institucion i tipit të hapur, në të mbahen personat me dënime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme