Lifestyle
Një histori “hirusheje” – Këpucët e përdorura që dolën të jenë një artikull ikonik me vlerë të madhe
Demokracia
12:49 | 28 Janar 2021

Share:

Një përdoruese australiane e Twitter u bë virale të mërkurën kur ajo postoi në lidhje me një blerje në Vinnies në Belconnen, Canberra: këpucë Manolo Blahniks me vlerë 2,125 dollarë për të cilat pagoi me 35 dollarë, transmeton Demokracia.com

Dhe jo çfarëdo lloji Manolo Blahniks, por të njëjtat këpucë që vesh Carrie Bradshaw gjatë propozimit dhe martesës në filmin “Sex and the City” në vitin 2008.

Dr Liz Allen, një demograf në ANU që njihet më shumë për punimet e saj kërkimore mbi tendencat në shoqërinë australiane, tha se ajo shkoi në Vinnies për të gjetur një zëvendësim për sandalet e saj Hush Puppy por sytë i mbetën të këpucët që pa në raft.

“Unë pashë një shkëlqim me cep të syrit tim”, tha Allen.

Ajo e postoi zbulimin në Twitter ku “shpërthyen” komente nga njerëz nga e gjithë bota./Demokracia.com

Të ngjashme