Lajme
Një grua u vra në mënyrë makabre në Pejë, asnjë reagim nga drejtuesit e shtetit
Demokracia
15:56 | 15 Prill 2023

Share:

59-vjeçarja nga Peja, Hyrije Broqi Hyseni, e cila u privua nga jeta pasditen e djeshme nga djali i saj, do të varroset sot pasdite.

Në ora 17:00 do të zhvillohet ceremonia mortore në varrezat e qytetit në Pejë, ka njoftuar familja, e cila sot ha hapur dyert e mortit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Pejë, në rrugën ‘Mbreti Zog’, të lagjes ‘Kaeshnica’. E ndjera është mbytur në shtëpinë e saj.

Ndërsa, dorasi, (djali i viktimës) është arrestuar nga oficerët e stacionit policor të Pejës.

Por, pavarësisht se një vrasje makabre ka ndodh pasditen e djeshme në Pejë, asnjë nga drejtuesit e shtetit nuk ka reaguar për rastin.

Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu e ka vazhduar dje agjendën e saj në Itali, derisa dot në mëngjes është takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Asnjë fjalë për ngjarjen s’e ka thënë as Glauk Konjufca, i cili sot në profilin e tij në Facebook, ka përkujtuar 45 martirët shqiptarë, të cilët u vranë dhe u masakruan 24 vjet më parë në krimin e gjenocidit të kryer nga ushtria dhe policia e Serbisë në Sllovi të Lipjanit.

Për rastin deri më tash nuk e ka thënë asnjë fjalë as kryeministri Albin Kurti.

Të ngjashme